Lajme

Vepra e Memli Kelmendit “Agnus Dei” kësaj radhe do të interpretohet në festivalin e koreve të Kroacisë në Rovinjë

Kori “Slavulj” nga Petrinje i Kroacisë do të jetë në mesin e dymbëdhjetë koreve më të mira në festivalin e 49 të takimeve korale ( të Kroacisë. Pas shumë vitesh të mbajtura në qytetin Novigrad të Istres, këtë vit ky takim do të mbahet me 8 dhe 9 tetor por kësaj radhe në qytetin Rovinjë dhe që do të ketë karakter garues.

Kori “Slavulj” në krye me dirigjentin e mirënjohur Josip Degl’ Ivellio do të paraqitet në garë dhe paraqitje reviale. Në mesin e veprave të shumta të kompozitorëve botërorë, do të jetë edhe vepra “Agnus Dei”.

“Kjo vepër muaj më parë është dirigjuar po ashtu nga i njëjti dirigjent në kuadër të festivalit ndërkombëtar të muzikës korale “ International Competition for Choir – ZLATNA LIPA TUHLJA”, ku dirigjenti kroat Josip Degl’ Ivellio së bashku me korin Hrvatsko Pjevačko Društvo „Slavulj“ (njëri nga koret më të vjetra në Kroaci, kor i cili daton që nga viti 1864) ka fituar çmimin “Silver Plaque (Pllakën e Argjendtë)”, tha Kelmendi

Vepra më parë është interpretuar në Santiago de Chile, Turqi (Stamboll dhe Ankara), Kroaci, Filipinë, Argjentinë dhe nga Kori i Filarmonisë së Kosovës.

Për detaje të tjera, mund të lexoni në këtë link (në kroatisht):

http://www.portal53.hr/kultura/104-kultura/28747-slavulji-ponosno-za-petrinju-i-zupaniju.html /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*