Kulturë

Vepra e kompozitorit Kreshnik Aliçkaj – PREMIERË NË VATIKAN në shenjtërimin e Nënës Terezë

Vepra e kompozitorit të njohur kosovar Kreshnik Aliçkaj, është njëra nga veprat Premierë që do të interpretohet me 3 shtator 2016 në Vatikan në shenjtërimin e Nënës Terezë. 

“Kjo vepër është shkruar enkas për këtë ngjarje dhe është porositur  nga dirigjenti i mirënjohur Bujar Llapaj i cili po ashtu do të dirigjon këtë vepër. Vepra është e shkruar për soprano, lahutë, kor dhe orkestër simfonik. Ndihem shumë i nderuar që më kanë ftuar të jem pjesë e këtij koncerti, dhe që do jem në mesin e shumë artistëve dhe personaliteteve të njohura mbarë shqiptare”, tha Aliçkaj. 

Vepra do të interpretohet nga Kori dhe Orkestra e Filarmonisë së Kosovës. Solist do të jenë Elbenita Kajtazi, soprano dhe Sherif Kurti, lahutë, ndërsa teksti është shkruar nga Remzi Limani. /KI/

Komentoni