Lajme

Venezuela themelon çmim për paqe, i pari i shkon Putinit

Presidenti i Venezuelës, Nikollas Maduro, bëri të ditur se është krijuar çmim për paqe në nder të liderit të ndjerë të këtij vendi Hugo Çavez, ndërsa fituesi i parë është presidenti rus Vladimir Putin.

“Vendosa të krijoj çmim për paqe dhe sovranitet ‘Hugo Çavez’. Mendoj se presidenti Vladimir Putin e meriton këtë çmim”, deklaroi Maduro në hapjen solemne të statujës së Çavez, autor i të cilit është një artist rus.

Maduro e përshkroi Putinin si “luftëtar i paqes” dhe paralajmëroi se fituesit e çmimit do të marrin kopje miniaturë nga statuja e Çavezit.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*