Lajme

Veliu priti përfaqësuesit e Shoqatës Humanitare “Blakçori”

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e Shoqatës Humanitare “Blakçori” në Podujevë.

Në takim me kryetarin e Komunës së Podujevës, Agim Veliu, përfaqësuesit e Shoqatës Humanitare “Blakçori”, Lutfi Haxhiu dhe Hysni Blakçori e informuan Kryetarin për aktivitetet e kësaj shoqate.

Kjo shoqatë, sipas përfaqësuesve të saj, aktivitetin e saj e ka përqendruar në ndihmë familjeve me gjendje të rëndë sociale.

Në kuadër të aktiviteteve humanitare kjo shoqatë së fundmi ka filluar ndërtimin e shtëpisë për një familje me gjendje të rëndë sociale dhe të banimit.

Kryetari Veliu gjatë takimit me përfaqësuesit e shoqatës “Blakçori” i inkurajoi ata për aktivitetin humanitar dhe shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit. Në këtë drejtim kryetari  Veliu premtoi mbështetje për projektin e ndërtimit të shtëpisë për familjen me gjendje të rëndë sociale. /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*