Lajme

Veliu po qëndron për vizitë zyrtare në Austri

Vizitës së kryetarit të Komunës së Podujevës, Agim Veliu, në Austri, i ka paraprirë koordinimi dhe bashkëpunimi me kompaninë austriake ÖSTAP, e cila ka hartuar projektin për ndërtimin e kolektorit kryesor për grumbullimin e ujërave të zeza në Komunën e Podujevës.

Për realizimin e këtij projekti me rëndësi të jashtëzakonshme për qytetarët e Podujevës, Komuna ka planifikuar zgjidhje financiare, duke aplikuar për një kredi të butë (Soft-loan), që jepet nga banka austriake.

Gjatë qëndrimit në Austri, kryetari Veliu, i shoqëruar edhe nga drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (DBPZhR), Avni Fetahu, ka zhvilluar takime edhe me zyrtarë të Ministrisë së Financave të Austrisë, drejtues të kompanisë OSTAP, përfaqësues të bizneseve të ndryshme dhe me ambasadorin e Kosovës në Austri, Sami Ukelli.

Bashkë me kryetarin Veliu, për vizitë në Austri po qëndron edhe kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, ngase edhe komuna e Gjilanit do të realizojë një projekt të ngjashëm me Komunën e Podujevës në fushën e trajtimit të ujërave të zeza. /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*