ShowBiz

Vdes regjisori Romero, krijuesi legjendar i filmave me zombie

George Romero, regjisori i filmit Night of the Living Dead që ndryshoi përgjithmonë filmat horror, ka vdekur në mosëhn 77 vjeçare për shkak të kancerit të mushkërive.

Romeo vdiq në gjumë në shtëpinë e tij në Toronto të dielën. Vdekja e tij erdhi pas një beteje të shkurtër por agresive me kancerin e mushëkrive, lajmëron familja e tij.

Regjisori ka shkruar dhe është producent i filmit të vitit 1968 “Night Of The Living Dead”, një klasik i kultit që merrej me fillimin e zhanrit modern të zombies.

Ai gjithashtu është regjisor i Dawn of the Dead në vitin 1978, Day of the Dead, Land of the Dead, Diary of the Dead and Survival of the Dead.

Lindur në The Bronx në 4 shkurt, 1940 nga një baba kubanez dhe nënë lituaneze, ai u diplomua në Universiteti Carnegie Mellon i Pittsburgh-ut dhe filloi karrierën e tij si regjisor i filmave të reklamave dhe filmave të shkurtër.

Komentoni