Lajme

Vdes një person pas aksidentit në Pejë

Një persona ka ndërruar jetë pas një aksidenti që ka ndodh dje mes tri veturave ne fshatin Drenoc të Pejës.

“Deri tek aksidenti ka ardhur nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës nga i dyshuari i cili ka hyrë në tejkalim në mënyrë të pasigurt, me ç’rast është aksidentuar me dy veturat tjera”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar i dyshuari dhe të dy viktimat”.

I dyshuari më pas nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Me urdhër të prokurorit trupi pajetë u është liruar familjarëve.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*