Kulturë

Vdes mjeshtri i valles shqiptare, Rexhep Çeliku – yjet shprehin ngushëllimet e tyre

Është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 63-vjeçare mjeshtri i valles shqiptare Rexhep Çeliku.

Prej kohësh Rexhep Çeliku vuante nga një sëmundje e rëndë.

Rexhep Çeliku ishte solisti i parë i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve, ndërsa vetëm pak ditë më parë Presidenti Meta i akordoi titullin “Nderi i Kombit”.

Shumë yje shqiptare kanë shprehur ngushëllimet miqve dhe familjarëve të valltarit shqiptar.

” Lamtumirë Mjeshtër. Rexhep Çeliku. Nder i Kombit. 32.000 rrole”, ka shkruar ndër të tjerash Ermal Mamaqi.

Edhe Aurela Gaçe dhe Eli Fara ka ndarë përzgjedhur fjalët më të mira për mjeshtrin e valles shqipe. 

Komentoni