Kosova

Vdes ish – kryetari i Prishtinës

Ka ndërruar jetë të mërkurën mbrëma, në moshën 87-vjeçare, politikani, gazetari dhe autori i një libri për kryeqytetin, Sherafedin Sylejmani.

Sylejmani ka qenë kryetar i komunës së Prishtinës gjatë viteve 1963-1967 ndërsa më herët ka qenë mësimdhënës në fshatin Krajishtë të Lipjanit.

Gjatë viteve 50 është emëruar gazetar dhe redaktor i emisioneve në gjuhën turke në Radion e Prishtinës. Në vitin 2010, Sylejmani botoi librin monografik për kryeqytetin “Prishtina ime”, në të cilin ka ofruar dëshmi të çmuara mbi zhvillimin dhe rrjedhat e jetës në qytet gjatë kohës sa ishte udhëheqës i tij, por edhe të periudhave paraprake.

I ndërtuar në formën e një monografie, libri e shoqëron zhvillimin e Prishtinës ndër vite me shumë fotografi e ilustrime dhe fakte të bazuara në dokumente dhe dëshmi personale, raporton KTV.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet të enjten, në orën 12:00, në varrezat e qytetit të Prishtinës.

Komentoni