Kulturë

Vazhdoi punimet Seminari ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare

Në kuadër të kësaj ngjarjeje të rëndësishme shkencore është promovuar edhe libri i Prof. Dr. Enver Hoxhajt me titull “Ngritja e një shteti”.

Në ambientet e Fakultetit të Filologjisë sot vazhdoi punimet Seminari i 35-të ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare.

Organizator i këtij seminari është Fakulteti i Filologjisë të Universitetit të Prishtinës dhe Fakulteti Histori-Filologji nga Universiteti i Tiranës.

Seminari është duke u drejtuar nga prof. asoc. dr. Rrahman Paçarizi, në bashkëpunim me këshillat drejtues të Universitetit të Prishtinës dhe Tiranës.

Edhe sot janë prezantuar kumtesa me tema të ndryshme që lidhen me gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare. E veçantë e këtij seminari është se janë prezantuar tema me aspekte sociologjike, të komunikimit e të kulturologjisë që lidhen në aspektin e gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare.

Bashkëpunëtorët e Kosova Info-s kanë ndjekur sot nga afër punimet e pasdites të këtij seminari, ku në kuadër të kësaj ngjarjeje të rëndësishme shkencore është promovuar edhe libri i Prof. Dr. Enver Hoxhajt me titull “Ngritja e një shteti”. Në këtë ngjarje kulturore kanë marrë pjesë personalitete të shumta të botës akademike dhe diplomatike. Ndër ta kanë qenë prezent edhe albanolog nga shtete të ndryshme të botës.

Në sallën tjetër janë prezantuar kumtesat me prurje të reja shkencore, ku ndër të tjera është trajtuar tema “Shoqëria kosovare: interneti, shumësia dhe cilësia e informatës” nga MA Florent Rrahmani.

Seminari do t’i vazhdoj punimet deri më 26 gusht. /KI/

IMG_1027

IMG_1033

Komentoni