Lajme

Vasili: Vendimi i KiE për Kosovën është historik

Byroja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës vendosi që Kosova që prej janarit të vitit 2017, ka të drejtë të caktojë një delegacion prej tre anëtarësh, ku do të përfaqësoheshin pozita, opozita dhe minoritetet.

Menjëherë pas këtij vendimi Kryetari i Grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili përshëndeti votimin e Byrosë së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës lidhur me zbatimin e paragrafit të 13-të të Rezolutës 2094 (2016) për situatën në Kosovë dhe rolin e Këshillit të Evropës, i cili parashikon ngritjen e nivelit të bashkëpunimit të APKE-së me Kuvendin e Kosovës.

Vasili, i cili po merr pjesë në punimet e Sesionit të Katërt të Rregullt të APKE-së si pjesë e delegacionit shqiptar, e cilësoi këtë vendim historik dhe theksoi se integrimi është i pandalshëm.

“Vendimi i KiE për Kosovën është historik. Kjo është një ditë e veçantë për Kosovën. Integrimi i Kosovës është i pandalshëm. Tashmë, Kosova do të ketë delegacionin e saj në Strasburg dhe e drejta e fjalës së Kosovës tashmë është një e drejtë e fituar.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*