Sport

Vashat e Kombëtares U19 shpresojnë në fitore kundër Malit të Zi (Foto)

Kombëtarja e Kosovës U-19 e femrave sot mbajti seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Malin e Zi që do të zhvillohet nesër në orën 12.00 në stadiumin “PPC” në Homberg. Pas dy ndeshjeve të mira me gjithë humbjet, futbollistet e Kosovës në këtë stërvitje u fokusuan në mbrojtje por edhe në sulme eventuale në mënyrë që në ndeshjen me malazezet të dalin fitimtare. Kështu u shpreh edhe entuziazmi në deklaratat e tyre.

Kushtrim Munishi, përzgjedhës
Ne patëm dy paraqitje të mira, ndonëse i humbëm por angazhimi dhe vullneti i futbollisteve dhe puna me përkushtim në stërvitje na kurajon për një rezultat pozitiv, ndonëse në futboll asnjëherë nuk i dihet deri në fund. Kemi punuar në përmirësimin e atyre dobësive që na u shfaqën gjatë dy ndeshjeve të kaluar dhe unë besoj në vajzat tona që nesër do ta japin maksimumin.

 

Valentinë Tërnava, futbolliste
Pas dy paraqitjeve të mira edhe pse humbëm mendoj se kemi nxjerrë mjaft mësime në mënyrë që me Malin e Zi më në fund të fitojmë.

 

 

 

Afërditë Mushica, futbolliste
Unë mendoj se atmosfera që mbretëron brenda ekipit dhe dëshira për fitore do të jap rezultate pozitive në ndeshjen e nesërme. Do të japim gjithçka nga vetvetja që ta fitojmë këtë ballafaqim.

 

 

Mejreme Bunjaku, futbolliste
Në dy ndeshjet e para patëm fatin që të takohemi me dy ekipe shumë të forta dhe cilësore. Ndërsa, pa dashur që të zvogëlojë gjasat e Malit të Zi, mendoj se malazezet nuk e kanë cilësinë as të gjermaneve e as të islandezeve, ndaj shpresoj në fitore.

 

 

Rina Arifi, futbollliste
Me gjithë humbjen në dy ndeshjet e para, ekipi jonë u paraqitë mirë përballë dy skuadrave që bartin bagazh të madh dhe përvojë të madhe si dhe përgatitje më të mirë fizike. E në ndeshjen e tretë kundër Malit të Zi, jemi përgatitur që të arrijmë sukses, sepse as malazezet nuk u treguan cilësore në ballafaqimet e tyre, gjë që tregojnë edhe humbjet e thella të tyre. /KI/

Komentoni