Kuriozitet

Varreza në objekte super luksoze!

Një incizim I realizuar nga një automjet tregon varrezat diku në Meksikë ku varrosen vetëm narko-bosët. Anëtarët e vdekur të karteleve vendosen në objekte luksoze, ku shumica kanë aparate të klimës, xhama rezistues madje edhe qëndrim ditor për anëtarët e familjes. Këto objekte kanë sistemin e sigurisë.

Thuhet se cmimi I këtyre objekteve varreza kapin shumën prej 300.000 dollarë por identiteti I shumë të vdekurve mbetet anonym. “Kjo është shprehje e forcës që kanë pasur dikur dhe manifestim I dëshirës së tyre për përjetësi, që është e natyrshme në cdo njeri”, tha Huan Mail Aiala, profesor I filozofisë në Universitetin na Autonom Sinaloa, qytet ku është qendra e e karteleve. “Kjo po ashtu është demostrim për ata që e konsiderojnë këtë njeri të rëndësisshëm”.

Komentoni