ShowBiz

Vajza e Christina Aguilera, një mini ‘kopje’ e këngëtares

Edhe pse është e gjithanshme dhe e suksesshme në karrierën e saj, Christina Aguilera është ndër yjet botërore që rrallë herë poston fotografi të familjes, shkruan Kosova.info.

Mirëpo, këngëtarja si duket nuk ka mundur t’i rezistoj postimit të një fotoje shumë simpatike në të cilën shihet vajza e saj. Aguilera ka postuar një fotografi të bukuroshes së vogël Summer Rain, ku shihet ajo duke shkëlqyer dhe me një pamje ekstravagante sa e nëna e saj.

Në foto, Summer Rain duket me një palë syze interesante dhe rrëzëllen me një buzëqeshje engjëllore e flokë të arta si të Christinas.

Me pak fjalë, ajo është një mini kopje e Christina Aguilera. /Kosova.info/

Komentoni