Rajoni

Ushtritë më të mëdha të Botës, ja kush kryeson listën dhe ku renditet Shqipëria…

ShBA dhe Rusia kryesojnë listën e vendeve më të fuqishme ushtarakisht, ndërsa në vendin e 3-të renditet Kina. Referuar mbi analizën e Global Firepower, renditja nuk bazohet thjesht në numrin e përgjithshëm të armëve në dispozicion për çdo vend, por në diversitetin e tyre brenda totalit të numrave për të siguruar një balancë më të mirë të fuqisë së zjarrit në dispozicion. Gjithashtu rezervat bërthamore nuk merren parasysh por pranohen/ dyshohen se fuqitë bërthamore marrin një bonus.

Në renditje përfshihen 133 vende, ndërsa Korea e Veriut renditet e 23, një vend më poshtë se Australia, por një vend më lart se Arabia Saudite. Gjermania renditet në vendin e 9, ndërsa Egjipti një më poshtë i 10-ti. Ndërkohë India, Franca, Britania e Madhe, Japonia dhe Turqia, ndajnë pozicionet nga vendi i 4 te i 8.

Shqipëria në këtë renditje ndodhet në vendin e 90-të, ndërsa Kroacia në vendin e 68. Kjo e fundit rezulton si ushtria më e mirë për Rajonin e Ballkanit. Serbia renditet në vendin e 83, Sllovenia në të 113, Bosnja në vendin e 121 dhe Maqedonia e 122. Lista e vendeve mbyllet Bhutanin që renditet në vend të fundit.

Referuar studimit, ShBA akordon buxhetin më të lartë për mbrojtje, 587,800,000 dollarë, ndërsa Rusia 44.6 milionë dollarë.

ShBA ka 145,215,000 persona të aftë ushtarakisht, Rusia 70,000,000, dhe Kina 750,000,000.

Shtetet e Bashkuara kanë 5,884 tanke, ndërsa Rusia 20,216 dhe Kina ka 6,457 tanke.

Komentoni