Bota

Uragani Mathew kërcënon Haitin, Xhamajkën e Kubën

Një nga uraganet më të fuqishme të Atlantikut në vitet e fundit po lëviz nëpër Karaibe, drejt Xhamajkës, Haitit dhe Kubës lindore.

Pjesë të Xhamajkës tashmë janë vërshuar nga shirat dhe erërat e forta.

Paralajmërimi për uraganin Matthew është dhënë në Haiti, i cili pritet të goditet më së keqi.

Uragani i kategorisë 4 pritet të sjellë deri në 64 centimetra shi.

Një gjë e tillë mund të shkaktojë rrëshqitje dheu dhe përmbytje që kërcënojnë jetë njerëzish.

Autoritetet në Haiti u kanë bërë thirrje qytetarëve të sigurojnë rezerva ushqimore.

Mijëra njerëz në Haiti vazhdojnë të jetojnë në tenda për shkak të një tërmeti masiv që ka goditur në vitin 2010.

Komentoni