Kosova

UP nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Institutin ATOMI

Në zyrën e Rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema u bë nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit në mes UP-së dhe Institutit Ndërkombëtar për Inteligjencë të Jashtëzakonshme “ATOMI”.

Rektori Marjan Dema përgëzoi anëtarin e bordit drejtues të këtij Instituti, Jusuf Thaçi për punën që kanë bërë në ngritjen tutje të këtij Instituti. Njëherësh, u shpreh i lumtur për nënshkrimin e këtij Memorandumi, duke shprehur gjithë vullnetin e tij për jetësimin e objektivave që ai parasheh.

Në anën tjetër, Thaçi nga Instituti ATOMI shprehi gatishmërinë e ATOMI-t për bashkëpunim me UP-në. Ai u shpreh shumë i lumtur me vazhdimin e bashkëpunimit me Universitetin e Prishtinës.

Ky Memorandum Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi, i lidhur ndërmjet Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Institutit Ndërkombëtar për Inteligjencë të Jashtëzakonshme ATOMI, u nënshkrua me qëllim të krijimit dhe zhvillimit të bashkëpunimit në mes të këtyre dy institucioneve, në funksion të përkrahjes së personave me inteligjencë të jashtëzakonshme, me dhunti e talente në Republikën e Kosovës.

Komentoni