Lajme

Universiteti i Prishtinës, më i mirë se i Tiranës, më i keq se simotrat në rajon

Universiteti i Prishtinës ka rënë për 18 vende nga renditja e universiteteve në botë, sipas rangimit të webometrics.info.

Teksa në janar të këtij viti UP renditej e 3860-a, në korrik UP është e 3878-a, transmeton Koha.net. Gjithashtu edhe universitetet tjera shqiptare nuk është se renditen mirë. Universiteti i Tiranës është i 6262-i, ai Politeknik i 7299-i, etj.

Në rajon universiteti më i mirë është ai i Lubjanës (293), i përcjellë nga i Beogradit (446), Zagrebit (502) e i Shkupit (779).

Sipas ekspertit të arsimit dhe profesorit Dukagjin Pupovci, që ka shpërndarë këtë rangim, universitetet shqiptare lënë shumë për të dëshiruar.

“Edicioni i fundit i rangimit ndërkombëtar të universiteteve Webometrics. Si edhe deri tani, universitetet shqiptare lënë shumë për të dëshiruar”, ka shkruar Pupovci.

unipi

Leave a comment

Your email address will not be published.


*