Rajoni

Ulqin: Automjeti ndeshet me lopë

Rruga më problematike e qytetit të Ulqini, sidomos gjatë orëve të natës vazhdon të mbetet ajo për në Shtoj. E gjitha kjo, në shumicën e rasteve, për pasojë e moskujdesit të pronarëve të kafshëve shtëpiake, transmeton Ulqini-Online

Një natë më parë në një ndeshje të një automjeti i cili goditi një lopë, për fat të mirë nuk pati pasoja në njerëz, por kafsha e gjorë e pësoi.

Në fillim të këtij sezoni turistik u bajt një takim pune ndërmjet kryetarit të Komunës Nazif Cungu dhe përfaqësuesve të inspekcioneve veterinare, përfaqësuesve të policisë komunale dhe menaxherit të komunës së Ulqinit. Pas diskutimeve u ra dakord që të veprohet në mënyrë të organizuar sa i përket mënjanimit të kafshëve endacake. U tha se është siguruar hapësira e duhur dhe është aftësuar ekipi i cili do të merret me këtë problematikë.

Komentoni