Lajme

Ulet konsumi i energjisë për 11.7 për qind

Agjencia e Statistikave bën të ditur se në muajt prill-qershor ka rënë konsumi i energjisë elektrike.

Në tremujorin e dytë të  këtij viti janë nxjerrë mbi 2 milionë tonë thëngjill,  konsumi i energjisë ka shënuar rënie për 11.7 për qind, rënie ka shënuar edhe importi i energjisë elektrike, përderisa është rritur eksporti i saj, njofton ASK-ja.

Edhe në këtë tremujor sipas statistikave, pjesa më e madhe e energjisë është prodhuar nga termocentralet.

“Në tremujorin e dytë të vitit 2016 sasia e bruto e energjisë elektrike e prodhuar ne Termocentrale është 1,657.8 GWh, kurse në hidrocentrale është 86.9 GWh” njofton publikimi.

Përveç kësaj, Kosova importoi dhe eksportoi energji elektrike. Nga bilanci i energjisë për këtë tremujor shihet se vendi ka eksportuar më shumë sesa ka importuar energji elektrike.

“Në tremujorin e dytë të vitit 2016, Kosova ka importuar 24.9 GWh energji elektrike. Në këtë tremujor (TM 2 2016) Kosova ka eksportuar 492.3 GWh energji elektrike,” thuhet në publikim e ASK-së.

“Në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar, vërehet se importi ka shënuar rënie (TM2/2015=98.8GWh), përderisa eksporti i energjisë rritje të dukshme (TM2/2015 =209.7GWh),” vijon ky publikim.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*