Lajme

Ukrainë: Arrestohet një person për spiunazh

Autoritetet ukrainase thonë se një qytetar ukrainas me qëndrim të përhershëm në Rusi, është arrestuar në qytetin Rivne.

Shërbimi i Sigurisë të Ukrainës ka thënë se personi i arrestuar, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, po dyshohet se ka tentuar të ketë qasje në informacione të klasifikuara, duke i ofruar në këmbim një shumë të madhe parash dhe shtetësisë ruse një zyrtari të ushtrisë ukrainase.

I dyshuari është arrestuar më 8 tetor, një ditë pasi Rusia zyrtarisht ka akuzuar gazetarin ukrainas Roman Sushchenko për spiunazh.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*