Lajme

Ujërat e zeza nga Batllava derdhen në fshatin Gërdoc (Video)

Ujërat e zeza nga Batllava shkojnë dhe derdhen në fshatin Gërdoc. Fshatarët kanë frikë se mund të marrin ndonjë sëmundje dhe për këtë janë ankuar.

Por Komuna e Podujevës nuk ka zgjidhje për ta, të paktën jo deri vitin tjetër.

Banorët e këtij fshati të Podujevës, janë ne hall me këtë rrjedhë të kanalizimit nga e cila kanë frikë nga ndonjë epidemi. Ka kohë që ujërat e zeza të një fshati tjetër derdhen në lumenjtë e Gërdocit duke bërë që uji të mos përdoret për ujitje.

Në KK të Podujevës, thonë se kolektori i ujërave të zeza do të vendoset vetëm në vitin e ardhshëm.

Banorët e këtij fshati u bëjnë apel institucioneve lokale dhe qendrore që të zgjedhin këtë problem sa me shpejt, sepse kjo po ndikon edhe në largimin e fshatarëve në qytet dhe në fshatrat e Podujevës.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*