Lajme

UEFA në Kosovë – për të mos u përsëritur dështimi me licencim

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka marrë këshilla për themelimin e departamentit, i cili do të bëjë licencimin e klubeve kosovare për pjesëmarrje në garat ndërkombëtare.

Këto këshilla FFK-ja i ka marrë të premten, në përfundim të vizitës treditëshe të zyrtarëve të UEFA-s, Giancarlo Dapoto e Alexis Angelopoulos, që qëndruan në Kosovë.

Ata ishin në Kosovë për t’ia shpjeguar FFK-së sesi duhet të shkojë përgatitja e klubeve për licencimin, në mënyrë që mos të përsëritet rasti i Ferronikelit dhe Prishtinës. Këto dy skuadra mbetën këtë edicion jashtë garave ndërkombëtare për shkak të mosmarrjes së licencës për gara ndërkombëtare, shkruan Koha Ditore.

Klubet nuk përmbushën dy nga pesë kriteret bazë për licencim, atë financiar dhe infrastrukturor.

Menaxheri i FFK-së për licencimin e klubeve, Bajram Shala, tregon se fillimisht zyrtarët e federatës do të marrin pjesë në një seminar që do të mbahet gjatë muajit shtator në Maltë para se të procedohet me krijimin e rregullores për licencimin e klubeve në garat ndërkombëtare.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*