Sport

UEFA këshillon FFK-në për stadiumin e Prishtinës

UEFA i ka dhënë këshilla Federatës së Futbollit të Kosovës rreth implementimit të projektit për renovimin e stadiumit të Prishtinës, shkruan Zëri.

Në fakt, sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, së bashku me një delegacion nga MKRS-ja, kanë pasur takim në UEFA për këtë çështje dhe shtëpia e futbollit kosovar njofton se shtëpia e futbollit evropian ka dhënë këshilla të duhura për implementimin e projektit madhor.

Siç dihet, UEFA ka kërkuar kritere shtesë, për plotësimin e kushteve për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare siç janë ngrohëset nën fushë, pastaj një numër më i madh i dyerve hyrëse-dalëse etj.

Komentoni