Kosova

Ueb faqja zyrtare e Komunës së Leposaviqit e zbrazët

Ueb faqja zyrtare e Komunës së Leposaviqit është pothuajse e zbrazët. Në gjuhën serbe ajo është tërësisht boshe. Kurse në gjuhën shqipe, për çudi janë të postuara tri njoftime që si duket e kanë prishur virgjërinë e zbrazëtirës së asaj faqeje, të cilat pasqyrojnë aktivitetin e ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, tani kryeministër i Kosovës.

Se si janë publikuar ato njoftime në ueb faqen e Komunës së Leposaviqit, nuk dihet. Por një gjë dihet qartë, se kjo është edhe një dëshmi tjetër se si Komuna e Leposaviqit as nuk i njeh dhe as nuk i respekton institucionet e Republikës së Kosovës. /KI/

thumbnail_2 komuna faqja e Komunës së Leposaviqit

thumbnail_3 shërbimet faqja e Komunës së Leposaviqit

thumbnail_4 qyteti faqja e Komunës së Leposaviqit

thumbnail_5 projektet faqja e Komunës së Leposaviqit

Komentoni