Hi Tech

Uber merr 10 miliardë dollarë investime nga Softbank

Uber ka arritur një marrëveshje që mund të çojë në një investim të madh nga një partneritet i udhëhequr nga konglomerati japonez ‘Softbank’ dhe grupi i San Francisco ‘Dragoneer’.

Madhësia e investimeve potenciale nuk është zbuluar, por raportet thonë se mund të jetë deri në 10 miliardë dollarë.

Kompania globale e teknologjisë së transportit tha se paratë do të nxisin zgjerimin e Uber dhe investimet në teknologji.

“Ne besojmë se kjo marrëveshje është një votë e fortë  besimi në potencialin afatgjatë të Uber” – tha Uber.

Firma ka në plan të përdorë fondet për të zgjeruar më tej biznesin e saj, meqë po përballet me rritjen e konkurrencës brenda dhe jashtë vendit.

Përveç rritjes së investimeve në teknologji, Uber tha se do të forcojë qeverisjen e saj korporative.

Softbank, gjigandi japonez i telekomunikacionit dhe teknologjisë, nuk pranoi të komentojë mbi investimet potenciale kur u kontaktua nga BBC.

Megjithatë, shefi ekzekutiv i Softbank, Masayoshi Son, javën e kaluar tha –“Nuk e kemi vendosur akoma nëse do të bëjmë një investim në Uber”“.

Komentoni