Lajme

U përurua libri “Adem Demaçi-Ura mbi të cilën kalon liria e Kosovës”

Organizuar nga Fondi “Nderi i Kombit- Adem Demaçi” dhe Shoqata e të Burgosurve Politik u përurua libri me titull “Adem Demaçi-Ura mbi të cilën kalon liria e Kosovës”

“Adem Demaçi ishte model i veprimtarit atdhetar dhe intelektualit atdhetarë por njëkohësisht ishte edhe arkitekt i ndërtimit të urave në mes atdheut dhe bashkatdhetarëve që jetonin në shumë vende të botës”, u tha në këtë ngjarje të rëndësishme kulturore.

Përurimi i këtij libri nisi me fragmente të nxjerra nga krijimtaria e Adem Demaçit. Afërditë Durmishi, mbesa e Demaçit, tha se Adem Demaçi është vetë Liria, liria të cilën shqiptarët e kanë kërkuar me shekull, kurse, si komb këta dy vitet e fundit, ai është bërë rrugë e lirisë. Ajo shtoi se sot i ka bashkuar ideali i bashkimit Kombëtar i Adem Demaçit.

Veprimtarinë e Adem Demacit e kanë vlerësuar lartë edhe Selatin Novosella dhe Hydajet Hyseni.

Libri përmban rreth 30 kumtesa me një gamë të larmishme shkencore e dokumentuese, madje një sërë prej tyre edhe të pa njohura deri më tani. /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*