ShowBiz

U përfol për lidhje me Rita Orën, boksierit të martuar i dalin skandalet

Sportisti i arteve marciale mikse, Conor McGregor u përfol për romancë me këngëtaren shqiptare Rita Ora pasi u shfaqën së bashku në eventin e çmimeve të modës në Britani.

Fotografitë ku ajo e quante partnerin e natës u komentuan në rrjete sociale, duke e kritikuar se po merret me një burrë të martuar me qëllim që të shkatërrojë lidhjen e tyre prej 9 vitesh.

Për të hedhur poshtë të gjitha fjalët, Rita publikoi fotografi me muzikantin Andrew Watt por asgjë nuk përfundoi këtu.

Fotografia e kapur nga një video që u filmua në vitin 2013 tregon McGregor duke prekur të pasmet e një vajze, veshja e së cilës është e njëjtë me bikinit e yllit shqiptar.

E vërteta është se ai ishte me një striptiste në Las Vegas. Për të qenë më të sigurtë, mjafton të shikoni se Rita ka bikini të ngjitur, ndryshe nga vajza e fotografisë.

Komentoni