Sport

U nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit FFK – DFB

Sot u mbajt konferencë për media, me rastin e nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) dhe Federatës gjermane të Futbollit (DFB).

Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, me bashkëpunëtorë nënkryetarin Agim Ademi dhe sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihu, duke i përshëndetur mediat dhe delegacionin nga Federata gjermane, të cilit i printe nënkryetari Rainer Milkoreit si dhe njerëzit kyç të bashkëpunimit, vëllezërit Zija e Nexhat Shoshi dhe Fehmi Konxheli që është edhe përfaqësues i FFK-së në Gjermani, theksoi se siç e dini se DFB deri me tash na ka mbështet në trajnimin e trajnerëve tash do të thellojmë këtë bashkëpunim, që parasheh shkollimin e administratorëve, gjyqtarëve dhe personelit tjetër. Për neve është një privilegj i madhe që të jemi partner të një superfuqie në futboll siç është DFB. Këtë privilegj do ta ruajmë edhe kultivojmë edhe më shumë duke mos harruar mbështetjen që na ka dhënë DFB-ja në procesin e pranimit në UEFA dhe FIFA. Këta do të jenë mysafirë tonë në ndeshjen e parë si mikpritës kundër Kroacisë. Sot përmes këtij nënshkrimi të memorandumit po formalizojmë këtë bashkëpunim disavjeçar. Një falënderim i veçantë për vëllezërit Shoshi dhe Fehmi Konxhelin, pa ndihmën e të cilëve nuk do të realizohej ky bashkëpunim. Z. Milkoreit është një pjesë e Kosovës tashmë, ndërsa edhe pjesa tjetër delegacionit dëshirojë që të kalojnë si në shtëpinë e tyre.

Në emër të DFB-së kryetarin Vokrri dhe sekretarin Salihu si dhe të gjithë të tjerët i ka përshëndetur z. Rainer Milkoreit, i cili ndër të tjera theksoi: Ne tash kemi 6 vite bashkëpunim dhe unë uroj FFK-në për pranim në UEFA dhe FIFA si dhe për ndeshjen e parë si mikpritës i kualifikimeve.

“Bashkëpunimi ynë ka qenë shumë i frytshëm dhe kemi bërë një punë të jashtëzakonshme në përkrahjen e FFK-së ende pa qenë Kosova e pranuar. Por tash që FFK-ja është në UEFA dhe FIFA, ka mundësi tjera bashkëpunimi dhe këtë do ta bëjë DFB dhe tash do të kalojmë një mënyrë tjetër pasi të nënshkruajmë memorandumin edhe atë do të licencojmë trajnerë, do të profesionalizojmë administratën, do të kemi këshillime për gjyqtarë dhe të tjerë. Me këtë do të sjellim përvojat tona në Kosovë dhe për këtë për dy vite me radhë do të jetë një koordinator nga DFB, që do të merret me të gjitha këto sidomos në fuqizimin e punës me të rinj. Unë do të jemi gjithmonë përkrah FFK-së. Në vazhdimi ishte gazetari nga televizioni shtetëror japonez i cili pyeti cila është arsyeja e kësaj mbështetje”.

Ndërsa, Milkoreit tha se janë pikërisht njerëzit si vëllezërit Shoshi e z. Konxheli që tashmë 30 vite gjenden në Gjermani dhe janë ndërmarrës të suksesshëm, të cilët më treguan për gjendjen në futbollin e Kosovës dhe kërkuan që ta ndihmojmë Kosovën. DFB si federatë madhe ndjen obligim që të ndihmojë federatat e reja dhe më të vogla, ndaj ishte kënaqësi që kemi mundur ta mbështesim FFK-në. /KI/

Komentoni