Kosova

U mbajt punëtoria “Përkrahja e komunave për të shtuar efikasitetin dhe barazinë e shërbimeve administrative”

Format e grumbullimit dhe menaxhimit të mbeturinave në komunën e Podujevës, ishte tema kryesore e punëtorisë, ndërsa të pranishmit diskutuan përmirësimin e shërbimeve në fushën e grumbullimit të mbeturinave, posaçërisht në vendbanimet e zonave rurale.

Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin përfaqësues të ekzekutivit komunal, udhëheqësit e kompanive publike e private për menaxhimin e mbeturinave dhe përfaqësuesit e fshatrave të Komunës së Podujevës.

Debati dhe propozimet e dala nga kjo punëtori do  të shërbejnë si platformë për koordinimin e aktiviteteve në mes të komunës, përfaqësuesve të fshatrave dhe kompanive për menaxhimin e mbeturinave dhe mekanizmave të tjerë, për të shtuar efikasitetin e shërbimeve publike. /KI/

Komentoni