Bota

U dëbua nga Suedia pas kërcënimit për bombë në avion, ‘në gjyq’ për macen

Dëbimi nga Suedia pas një kërcënimi me bombë të një avioni, nuk e ka ndaluar një shtetas rus që të ri-hyjë në territorin suedez nga të gjitha pikat e kufirit.

Avokati i tij pretendon se burri është kthyer vetëm për macen e tij të dashur, e mbetur në një hotel të posaçëm për kafshë.

Burri 52 vjeçar, emri i të cilit nuk dihet, është arrestuar më 12 tetor në lagjen Lernacken të qytetit të Malmö, njoftoi të shtunën gazeta suedeze Sydsvenskan.

Burrit iu ndalua e drejta e qëndrimit në Suedi pas një kërcënimi me bombë gjatë fluturimit të avionit nga Shën Petersburgu në Helsinki. Si rezultat, avioni u transferua në kryeqytetin suedez Stokholm.

“Bombarduesi” i pafat është arrestuar tani me akuza për thyerjen e ligjeve të shtetasve të huaj të Suedisë. Megjithatë, rusët pretendojnë se ai nuk ka ndërmend të qëndrojë në Suedi. Ai është i bindur se ai ishte i motivuar të kthehej në mënyrë që të merrte macen e tij të dashur.

Miku me katër këmbë i njeriut është vendosur në një hotel macesh në qytetin Boras, rreth 230 km nga Malmö, përreth tre vjet. Avokati i shtetasit rus thotë se klienti i tij është i vendosur për ta rifituar macen.

“Kjo ka të bëjë me një mace të trembur që është e frikësuar nga njerëzit e panjohur, kështu që ne duhet të gjejmë një zgjidhje për këtë”, tha Richard Schönmeyr për Sydsvenskan.

Komentoni