Bota

Turqia i kërkon Gjermanisë ekstradimin e përkrahësve të Gulenit

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, ka kërkuar sot që Berlini të ekstradojë përkrahësit e supozuar të klerikut mysliman turk, Fetullah Gulen, të cilët jetojnë në Gjermani, gjë që mund të tendosë edhe më tej marrëdhëniet e tensionuara, raporton agjencia e lajmeve, DPA.

Turqia e fajëson Gulenin, klerikun turk që jeton në ekzil në Pensilvani të ShBA-ve, për grusht shtetin e dështuar të para dy javëve, ku mbetën të vrarë më shumë se 260 njerëz.

Cavusoglu pretendon se prokurorë dhe gjykatës që janë pjesë e lëvizjes së Gulenit janë aktualisht në Gjermani, ku ndodhet një numër i madh i komunitetit turk.

Gjermania “do të veprojë në bazë të rregullit dhe ligjit”, ka thënë kancelaria gjermane, Angela Merkel, duke iu përgjigjur kërkesës së ministrit të Jashtëm turk.

Komentoni