Kosova

Turqia arreston dy persona nga Kosova, që tentuan t’i bashkohen ISIS-it

Zotimet e drejtuesve të sigurisë se nga Kosova nuk ka luftëtarë të rinj të cilët po i bashkëngjiten ISIS-it, janë hedhur poshtë nga operacioni i fundit i arrestimeve.

Siç mëson Kallxo.com, dy shtetas të Kosovës kanë tentuar që në fund të korrikut t’i bashkëngjiten grupit terrorist. Të njëjtit janë depërtuar nga Turqia në Kosovë, para dy ditësh, ndërsa me një vendim të gjykatës së Prishtinës janë paraburgosur për 30 ditë.

Lajmi për para burgosjen e tyre është konfirmuar nga gjykata e Prishtinës: “Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës mbi caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve A.D dhe K.B në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji “thuhet në njoftimin e gjykatës. I njëjti sqaron se të pandehurit me dt. 25.07.2017, janë larguar nga Kosova ku kanë kaluar pike kalimin kufitar në Hanin e Elezit dhe me dt. 26.07.2017 kanë mbërritur në Aeroportin Ataturk të Stambollit. Dy ditë më vonë shqiptarët e Kosovës ishin hasur nga autoritetet Turke tek kalonin kufirin Turko Sirian” (sic.).

Llogaritet se mbi 200 Kosovarë vazhdojnë të jenë në zonat e konflikti përfshirë këtu rreth 40 gra dhe 27 fëmijë. /kallxo/

 

Komentoni