Lajme

Turqi: Nga sulmi vetëvrasës – 10 ushtarë dhe 8 civilë të vrarë

Nga një sulm me makinë-bombë nga ana e militantëve kurdë, afër një postblloku ushtarak në pjesën juglindore të Turqisë, janë vrarë 10 ushtarë dhe 8 civilë. Po ashtu, janë plagosur 11 ushtarë dhe 16 civilë.

Më tutje, gjatë një konference për shtyp, sot në Stamboll kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, tha se sulmi ishte kryer nga “bombarduesi vetëvrasës, i cili e aktivizoi një makinë me 5 tonelata eksploziv”.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi, Anadolu, duke u mbështetur në Forcat e Armatosura të Turqisë, raportoi se sulmi kishte ndodhur afër një pike të kontrollit ushtarak, disa kilometra nga qyteti Semdinli, në provincën Hakari, dhe ishte vepër e kryer e Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK), që në Turqi është jashtëligjore.

Prej verës së kaluar, Turqia është goditur nga një valë e sulmeve me bomba, nga të cilat janë vrarë qindra njerëz dhe për këto sulme është fajësuar PKK-ja ose grupi ekstremist, Shteti Islamik.

Prej shkatërrimit të armëpushimit në verë të vitit të kaluar, ndërmjet forcave turke dhe luftëtarëve të PKK-së, që kishte zgjatur dy vjet e gjysmë, janë vrarë më se 600 pjesëtarë të forcave të sigurisë turke dhe mijëra luftëtarë të PKK-së.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*