Sport

Turpi i Shqipërisë kthen fërkimet Tiranë – Prishtinë

Njëzetë gola të pranuar në dy ndeshje për tri ditë. Ky është bilanci i ekipit U19 të Shqipërisë (femrat) në eliminatoret për Evropian.

Pas disfatës 11:0 të mërkurën nga Skocia, vashat shqiptare të premten janë mposhtur 9:0 nga Serbia, në ndeshjen e zhvilluar në “Selman Stërmasi” të Tiranës.

Pas sfidës me ishulloret, trajneri Nevil Dede e arsyetoi humbjen turpëruese me largimin e papritur të tri lojtareve kosovare drejt Përfaqësueses së Kosovës, vetëm tri ditë përpara ndeshjes. Largimin e tyre e quajti tradhti. Por, pas humbjes së dytë turpëruese, 9:0 ndaj Serbisë, ka ardhur edhe reagimi i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Në një prononcim për “Panorama Sport”, sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, ia ka kujtuar Dedes se tri lojtare nuk mund të jenë aq përcaktuese, sado të mira të jenë, për të pranuar 20 gola në dy ndeshje. 

Komentoni