Lajme

Turi i bën “dhuratat” e jetës Orindës (Foto)

Çifti i njohur Turjan Hyska dhe Orinda Huta janë duke shijuar në maksimum muajin e tyre të mjaltit.

Pas disa udhëtimeve të mrekullueshme në Evropë, kanë vendosur që tashmë të kalojnë në Azi, duke përzgjedhur bregdetin tajlandez si destinacionin e tyre të radhës për pushime.

Ata janë mjaft aktivë në rrjetet sociale, përmes së cilave ndajnë me fansat imazhe të ndryshme.

Së fundmi, ka qenë Turi ai i cili ka publikuar disa fotografi në InstaStory, përmes së cilave prezanton disa nga “dhuratat” astronomike, të cilat kinse ia ka bërë Orindës.

Një ishull privat, një avion, shampanjë ‘Dom Perignon’ e cila në të vërtetë ishte një birrë dhe një palë këpucë ‘Louboutins’, por që në fakt janë shapka plazhi, ishin imazhet që ka publikuar ai.

Këto shaka kanë bërë për të qeshur jo vetëm Orindën, por edhe ndjekësit të shumtë të tij.

Çifti i njohur kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë muajin e kaluar në një dasmë madhështore në Tiranë, pjesë e së cilës ishin shumë prej fytyrave të njohura publike.

 

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*