Rajoni

Turbo diplomacia e Dacicit: I këndon Erdoganit turqisht (Video)

Në darkën të cilën e shtroi presidenti i Serbisë Aleksandër Vucic për nder të kolegut turk Erdogan, ministri i jashtëm serb përsëri ka demonstruar aftësitë e këngëtarit. Dacici nuk di anglisht por di të këndoj turqisht, raporton Kosova.info.

Gjatë darkës në Pallatin e Gardës, ai përsëri morri mikrofonin. Dacici këndoi me muzikën e orkestrës këngën Osmanaga, derisa e tërë salla i aplaudonte. A

i e ka një pikë të fortë bërjen e atmosferës dhe t’i zbavit liderët e jashtëm. Video e postuar është pasuar nga shumë komente. Disa komentues e vlerësojnë lart duke thënë se kështu duhet joshur liderët botëror, disa thonë se vetëm para le të sjellin.

Një vit më parë edhe Tomislav Nikoliqi asokohe president i Serbisë gjatë vizitës në Abu Dabi ka vallëzuar vallen tradicionale arabe në shtëpinë e nikoqirit të tij, drejtorit të Gjysmë hënës së kuqe. Derisa ai vallëzonte, bashkëshortja e tij Danica i aplaudonte nga publiku. /KI/

 

Komentoni