Kuriozitet

Tualeti 100.000 dollarë dizajnuar me Louis Vuitton

Për të gjithë njerëzit që duan të ndjehen komodë në tualet, një krijim prej 100.000 dollarësh ka goditur tregun.

Me një stil spektakolar, tualeti i veshur me ar është i dizajnuar nga 24 çanta lëkurë Louis Vuitton. Artisja Illma Gore ka kalur 3 muaj për të përfunduar projektin, me çantat që kanë një vlerë totale prej 15.000 dollarë, përfshirë dhe një valizhe me vlerë 3.000 dollarë.

Tualeti ndodhet në ekspozitën Tradesy në Kaliforni. Ai nuk është përdorur kurrë dhe  shitet me një vlerë fillestare prej 100.000 dollarë.

Komentoni