Bota

Trump: Truprojat e Clintonit duhet të çarmatosen

Kandidati republikan për president, Donald Trump i ka bërë thirrje truprojave të rivales së tij demokrate, Hillary Clinton që të mos mbajnë armë, duke shtuar se “do të shikoni se çfarë do të ndodhë më pas me atë (Clinton)”.

Trump për një kohë të gjatë ka sugjeruar se Clinton dëshiron që të heq Amendamentin e Dytë dhe tua marrë të drejtën amerikanëve që të kenë armë.

“Mendoj se truprojat e saj duhet të mos përdorin armë. Ata duhet të çarmatosen apo jo?”, ka pyetur Trump, mbështetësit e tij në një tubim në Miami.

“Le t’i largojnë armët, ajo nuk i do armët”, ka shtuar tutje ai.

Zëdhënësi i Clinton, Robby Mook, ka thënë se Trump “ka një mënyrë se si t’i nxisë njerëzit drejt dhunës. Ose e bën duke provokuar njerëzit gjatë një tubimi, ose e bënë rastësisht se si në shaka. Kjo është një cilësi e papranueshme për dikë që dëshiron të bëhet president”, ka thënë ai.

Komentoni