Bota

Trump: Në ASENA do të diskutohet Korea V. dhe tregtia botërore

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se tensionet në gadishullin korean dhe tregtia botërore do të jenë çështjet kyçe që do të diskutohen në Asociacionin e Shteteve të Azisë Juglindore (ASEAN), në Filipine.

Trump u ka thënë gazetarëve se ai e ka ngritur çështjen e testimeve të raketave të Kores së Veriut, me kryeministrin Japonez dhe Australian, në samitin e Manilas.

Ai tha se ai dhe kryeministrat japonez dhe australian, Shinzo Abe dhe Malcolm Turnbull, kanë “bërë një progres të madh në bisedimet për tregti”.

“Kemi bërë disa hapa të mëdhenj sa i përket tregtisë, kemi bërë diçka më të madhe që keni parë deri më tani”, ka thënë Trump.

Sipas tij në këto marrëveshje tregtare do të ShBA-ja do të jetë ajo që do të përfitojë më shumë.

Komentoni