Bota

Trump duket se përgënjeshtron se ka përdorë shprehje vulgare

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka sugjeruar se ai nuk ka përdorë shprehje vulgare, për të cilat mediat kanë raportuar se i ka shfrytëzuar gjatë një diskutimi për imigrimin.

Pas raporteve se imigrantët nga Afrika dhe Haiti i ka përshkruar se vijnë nga vendet e “pista”, gjatë një takimi me ligjvënësit në Shtëpinë e Bardhë, gjatë ditës së djeshme, Zoti Trump, sot në rrjetin Twitter ka shkruar:

“Gjuha e përdorur nga unë në takim ishte e ashpër, por kjo shprehje nuk është përdorë”.

Raportet në media për komentet vulgare, të cituara nga burime të paemëruara të afërta me këtë takim, kanë shkaktuar shumë kritika në Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera.

Komentoni