Sport

Trukimet në Shqipëri, 6 prokurori hetime për sezonin 2013-2014

Prokuroria e Krimeve të Rënda shpalli mos kompetencën dhe dërgoi për hetime të mëtejshme pranë Prokurorive të zakonshme dosjen për trukimin e ndeshjeve përgjatë viteve 2013-2014.

Pas dy viteve hetimore mes tyre edhe përgjime ndaj futbollistëve u konkludua se nuk kishte bashkëpunim në formën e grupit kriminal dhe për këtë motiv dosja u është përcjellë rretheve ku janë mbajtur këto ndeshje. 

Prokuroritë, të cilat po hetojnë dyshimet për trukim janë 6 ajo e kryeqytetit, Vlorës, Durrësit, Korçës, Kurbinit dhe Kavajës.

Secila prej këtyre prokurorive po heton klubet e qyteteve përkatëse nëse janë paracaktuar apo jo ndeshjet ashtu siç u dyshua tre vjet më parë kur UEFA ngriti dyshime se 6 ekipe futbolli kishin paracaktuar rezultatin e ndeshjeve, transmeton Top Channel.

Ekipet e përmendura në raportin e prillit 2014 janë Skënderbeu, Teuta, Flamurtari, Tirana, Besa dhe Laçi. Në atë kohë dosja u dorëzua pranë krimeve të rënda, e cila kreu jo pak veprime sikurse edhe sekuestro dokumentacioni.

Komentoni