Sport

Tronditet futbolli malazez, portieri vritet me armë gjatë stërvitjes

Një ngjarje e rëndë mësohet se ka tronditur dje futbollin malazez. Ish-portieri 33-vjeçar i skuadrës Kf Bokelj, Goran Lenac është qëlluar me armë zjarri gjatë stërvitjes dhe si pasojë ai gjeti vdekjen gjatë transportit për në spitalin e Kotorit.

Aktualisht Lenac ishte lojtar i lirë, ndërkohë që ishte aktivizuar dy vjet më parë në radhët e Bokej në Ligën e Dytë të Malit të Zi.

Mediat malazeze raportojnë se autori i vrasjes u largua pa lënë gjurmë, pasi e njihte shumë mirë territorin.

Komentoni