Shëndetësia

Tri arsye se pse duhet të hani arra

– Arrat konsiderohen një nga burimet më të mira të acideve yndyrore të omega-3 (konkretisht acidi yndyror alfa-linolenik omega-3) dhe vitaminës E. Vetëm 14 copë arra përbëjnë mbi 2.5 gramë të acideve yndyrore omega-3, që është përafërsisht sa sasia totale në dy kapsula e gjysmë të produktit tipik të suplementeve omega-3. Si bajamet edhe arrat nuk duhet të qërohen! Nëse kujdeseni për shëndetin e zemrës, atëherë hani bajame dhe arra.

– Arroret ndihmojnë në uljen e kolesterinës “së keqe” LDL, dhe i parandalojnë sëmundjet koronare të zemrës. Studimet kanë treguar shumë të dhëna interesante dhe premtuese. Kështu, pesë studime të mëdha epidemiologjike kanë treguar se personat të cilët të paktën 4 herë në javë konsumuan nga një grusht arra, e kishin zvogëluar rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës për 37 për qind! Arrat nuk përmbajnë kolesterinë, kanë përmbajtje të ulët të natriumit, prandaj përputhen në mënyrë të përkryer në strategjinë dietoterapeutike dhe parandalimin e sëmundjeve të enëve të gjakut.

– Frutat arrore janë të pranishme si ushqime të rekomanduara në dietën e famshme DASH, strategjinë e uljes së presionit të lartë të gjakut. Është e rëndësishme të përmendet se sasia e rekomanduar e frutave arrore është 1/3 e filxhanit.

Komentoni