Lajme

Trepça’89 e Hajvalia fituan si mysafirë

Janë zhvilluar katër ndeshje në kuadër të javës së 5-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Trepça’89 ka shënuar fitore si mysafire kundër Ferizajt, në stadiumin “Ismet Shabani”, me rezultat 1:0. Deri te arkëtimi i tre pikëve të reja “minatorët” erdhën vetëm falë golit të shënuar në minutën e 90’+2’, kur realizoi Arbër Potoku.

Pas kësaj fitoreje Trepça’89 zë pozitën e dytë në renditje, me 12 pikë, vetëm një më pak se skuadra kryesuese, Prishtina.

Fitore si mysafire ka realizuar edhe Hajvalia, e cila ka arritur ta mposhtë Dritën, po ashtu me rezultat 1:0. Golin e vetëm në këtë takim e ka shënuar Shpëtim Babaj, në minutën e 82-të nga penalltia, pasi paraprakisht Qëndrim Sejdiu është penguar nga gjilanasit brenda zonës.

Ndërkohë, ballafaqimi ndërmjet Trepçës dhe Besës, që u zhvillua në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, u mbyll pa fitues, me rezultat 1:1. Trepça kaloi në epërsi në minutën e 23-të me golin e Hasan Hysenit, derisa në minutën e 42-të pati mundësi për ta dyfishuar epërsinë, por Enis Zabërgja nuk realizoi nga penalltia. Në anën tjetër, Besa, e cila në këtë ndeshje nuk ishte në nivelin e saj, arriti që në minutën e 57-të të barazojë rezultatin me golin e shënuar nga Xhevdet Shabani.

E fitoren e vetme si vendase gjatë ditës së sotme e realizoi Llapi, që e mposhti Lirinë, me rezultat 2:0, me golat e shënuar nga Florim Bërbatovci (30’) dhe Hamdi Namani (52’).

 

Vala Superliga, java e 5-të
E premte
Prishtina – Gjilani 2:1

E shtunë,
Drenica – Feronikeli 1:2

E diel
Ferizaj – Trepça’89 0:1

Trepça – Besa 1:1
Drita – Hajvalia 0:1
Llapi – Liria 2:0

Liga e Parë, java e 4-të
E shtunë
Fushë Kosova – Deçani 2:0

2 Korriku – Ballkani 1:1
Ramiz Sadiku – Flamurtari 0:3

E diel
Dukagjini – Rahoveci 0:0
Kosova (P) – KEK-u 1:0

Vitia – Istogu 3:2
Vëllaznimi – Ulpiana 2:1
Vllaznia – Vushtrria 2:0

Liga e Dytë – Grupi A, java e 3-të
E shtunë
Lugu i Baranit – Përparimi 6:1

E diel
Leshani – Ratkoci

Iliria – Ujvara 3:0
Onix Banje – Gryka 5:1
Dukagjini (N) – Behari 3:2
Luftëtari – Australia 3:0
Besa – Opoja 3:3
Rilindja e Kosovës – Dushkaja 4:0

Liga e Dytë – Grupi B, java 3-të
E shtunë
Bashkimi (GJ) – Arbëria 0:3

E diel
Tefik Çanga – Dardana 2:4

18 Korriku – Xërxa 1:1
Vjosa – Minatori 3:2

E hënë
Kastrioti – Lepenci

Galaksia – Bashkimi (K)

E mërkurë
Kaolini – Besëlidhja

Superliga – Juniorët, java e 3-të
E shtunë
Besa – Trepça, nuk udhëtoi ekipi mysafir

Vëllaznimi – Prishtina 1:5
Vushtrria – Gjakova 0:0

E diel
Flamurtari – Llapi 2:0

KEK-u – Feronikeli 3:1
2 Korriku – Liria 4:1
Ramiz Sadiku – Hajvalia 0:0
Trepça’89 – Drenica 2:1

Liga e Parë – Juniorët, java e 1-rë
E shtunë
Ferizaj – Drita 1:5

E diel
Dinamo – Gjilani 2:2

Fushë Kosova – Ereniku (nuk është zhvilluar)
Tefik Çanga – Rilindja 1:0

Raiffeisenliga Kadetët, java e 2-të
E shtunë
Drita – Gjilani 3:2

Liria – Llapi 1:0
Trepça – Drenica 2:1

E diel
Feronikeli – Besa  3:1

Prishtina – Hajvalia 4:0

E hënë
Trepça’89 – Ferizaj

Liga e Femrave, java e 2-të
E shtunë
Kosova (Pr) – 13 Qershori 1:1
Dukagjini – Llapi 1:3

E diel
Hajvalia – Bazeli-2015    21:0

E hënë
Dita – Intelektualet
E martë
Vizioni – Mitrovica /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*