Sport

Trepça’89 e befasoi Gjilanin, Ferizaj bindës kundër Hajvalisë

Janë zhvilluar tri ndeshjet e fundit të javës së parë në VALA Superligë. Në dy ndeshje fitoreve iu gëzuan skuadrat mysafire.

Trepça ’89 e ka mposhtur Gjilanin e përforcuar dukshëm gjatë kësaj vere, me rezultat 2:1, ndonëse një periudhë të lojës e luajti me dy lojtar më pak pas përjashtimit të Fiton Hajdarit (54′) dhe Ilir Izmakut (74′). Mitrovicasit kaluan në epërsi në minutën e 29-të me golin e nigerianit John. Gjilanasit e barazuan përkohësisht rezultatin në minutën e 74 nga penalltia nëpërmjet Isa Eminhazirit, por Trepça’89 befasoi me golin e fitores të shënuar nga Florent Hasani. 

Ndërkohë, Ferizaj e ka mposhtur bindshëm Hajvalinë, 4:0 falë katër golave të Shkëmbim Salihut.

Ndërkaq ndeshja ndërmjet Trepçës dhe Dritës i takoi ekipit gjilanas, i cili fitoi 1:0 falë golit të Leutrim Kryeziut, të realizuar në minutën e 86-të. /KI/

Komentoni