Trepça’89 bindëse, Besa fiton në Gjilan, Liria del e pamposhtur nga Ferizaj

Janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së 22-të, të fundit të fazës së dytë në Vala Superligë. Skuadra kryesuese në renditje, Trepça’89 ka shënuar fitore me rezultat...
Trepça’89 bindëse, Besa fiton në Gjilan, Liria del e pamposhtur nga Ferizaj

Janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së 22-të, të fundit të fazës së dytë në Vala Superligë. Skuadra kryesuese në renditje, Trepça’89 ka shënuar fitore me rezultat bindës kundër Trepçës, me shifrat 6:1. Në këtë mënyrë Trepça’89 iu revanshua rivalëve të qytetit për eliminimin në çerekfinale të Digitalb Kupës së Kosovës në mesjavë, derisa e ka ruajtur epërsinë prej 6 pikëve ndaj përcjellësit më të afërt, Feronikelit. Golat për Trepçën’89 i shënuan Fiton Hajdari (8’), Shpëtim Idrizi (30’), John John (41’), Florent Hasani (61’, 87’) dhe Rron Broja (69’), derisa golin e nderit për Trepçën e shënoi Enis Zabërgja (71’).

Besa ka shënuar fitore si mysafire kundër Gjilanit, me rezultat 1:0. Golin e vetëm në këtë ndeshje e ka shënuar Xhevdet Shabani, në minutën e 83-të.

Ndërkohë, një pikë të rëndësishme si mysafire ka shkëputur Liria në duel me Ferizajn, duke e mbyllur ndeshjen baras, 0:0. /KI/

Kategoritë
Sport
S'ka komente

Komentoni

*

*

Lajme të tjera