Kosova

Trendafilova flet pas largimit të Schwendiman

Pas deklaratës së lëshuar nga Prokurori i Specializuar, David Schwendiman, në lidhje me përfundimin e ushtrimit të funksionit prej tij, në fuqi prej 31 marsit 2018, Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova ka lëshuar një deklaratë.

Trendafilova ka thënë se Schwendiman, ka qenë një punëtor këmbëngulës për jetësimin e mandatit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar. E ka konsideruar intelektual dhe thotë se i është mirënjohëse për punën që ka bërë.

Deklarata e Trendafilovës:

Z. Shvendiman u emërua Prokuror i Specializuar më 1 shtator 2016. Që prej emërimit ai ka punuar në mënyrë këmbëngulëse për jetësimin e mandatit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, për të mundësuar hetime dhe procedime penale të drejta, të paanshme, efikase dhe të pavarura të pretendimeve për krime brenda juridiksionit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, duke i kushtuar kujdes të posaçëm mbrojtjes së dëshmitarëve të mundshëm.

Si Kryetare e Dhomave të Specializuara pata privilegjin të njihesha dhe të bashkëpunoja me z. Shvendiman për çështje me interes të ndërsjellë midis institucioneve tona të zhvendosura.

Në aspektin personal më kanë lënë mbresë profesionalizmi, përkushtimi dhe intelekti i tij. E falënderoj Prokurorin e Specializuar për themelimin e një institucioni të fortë dhe të pavarur.

Të dy institucionet, Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, do të vijojnë pa ndërprerje punën për përmbushjen e mandatit të tyre.

I jam thellësisht mirënjohëse Prokurorit të Specializuar për punën e tij me përkushtim dhe i dëshiroj çdo të mirë në veprimtarinë e tij në të ardhmen.

Komentoni