Bota

Tre të vdekur nga një sulm me bombë në Irak

Një bombë në makinë, vrau tre vetë dhe plagosi së paku nëntë të tjerë, në dyqanet që shisnin alkool, në qytetin verior të Irakut, në Kirkuk, kanë bërë të ditur zyrtarët e sigurisë.

Një zyrtar tha se shpërthimi dëmtoi disa dyqane, dhe shpërndau flakët në tre automjete tjera.

Ministria e Brendshme e Irakut e quajti sulmin “agresion terrorist”, por nuk tha se kjo kishte lidhje me referendumin e pavarësisë kurde, i planifikuar me 25 shtator.

Qeveria e Irakut në Bagdad, kundërshton referendumin, poashtu edhe Turqia dhe Irani të cilat kanë popullsi të madhe kurde.

Komentoni