Tre ditë pa ngrënë mund të forcojnë imunitetin

Për shumëkënd kjo do të tingëllonte si diçka absurde. Në fakt nutricionistët nuk e këshillojnë dhe thonë se ajo është e dëmshme për shëndetin, por një studim i fundit...

Për shumëkënd kjo do të tingëllonte si diçka absurde.

Në fakt nutricionistët nuk e këshillojnë dhe thonë se ajo është e dëmshme për shëndetin, por një studim i fundit pretendon se ka vërtetuar shkencërisht efektet pozitive të mosushqyerjes për tre ditë.

Studimi është kryer nga shkencëtarë të Universitetit të Kalifornisë së Jugut. Ata thonë se të mos ushqehesh për tre ditë me radhë, por vetëm të shuash etjen përmes ujit, “rifreskon” dhe rigjeneron sistemin imunitar.

Në studim janë përfshirë disa persona që u kanë qëndruar larg ushqimeve për 72 orë. Ata u janë nënshtruar analizave para, gjatë dhe pas përfundimit të “grevës së urisë”.

Rezultati është se gjatë dhe pas kësaj periudhe, trupi i njeriut prodhon më shumë rruaza të bardha gjaku, që janë mburoja kryesore e sistemin imunitar të organizimit tonë ndaj infeksioneve, viruseve dhe sëmundjeve të ndryshme.

“Me anë të kësaj u hapet drita jeshile qelizave staminale që të pasurojnë dhe të rindërtojnë gjithë sistemin tonë imunitar”, thotë Valter Longo, profesor i shkencës së biologjisë në Universitetin e Kalifornisë dhe një ndër autorët kryesorë të studimit, përcjell TCH.

Kjo teknikë është ende në fazë studimore, por autorët e këtij studimi shprehen të bindur për rezultatet e saj pozitive edhe tek personat që vuajnë nga sëmundje të rënda, si kanceri apo dëmtimi i sistemit imunitar nga kimioterapia

Kategoritë
LifeStyle
S'ka komente

Komentoni

*

*

Lajme të tjera